Gjendet një kufomë në det nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit.

Sipas burimeve policore, “DurrësLajm”  mëson se trupi i pajetë u gjet i mbytur në largësi 1.5 milje nga stacioni i Hekurudhave.

Ai i përket një burri të moshës rreth 60 vjeç. Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa në trupin e tij nuk ka mjet identifikimi.

Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën dhe aktualisht po dërgohet në morg, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Informacioni Paraprak i Policisë: 

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.