Është gjetur sërish një tjetër predhë në Pukë nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë. Punonjësit po pastronin zonën kur kanë konstatuar predhën pranë një blloku banimi. Predha u gjet në sipërfaqe, e ndryshkur.

Bashkia ka njoftuar policinë për largimin e predhës nga zona ku ndodhet shumë pranë pallateve, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere pasi sipas tyre paraqet rrezikshmëri.

Edhe me parë punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë gjetur gjatë pastrimeve predha dhe armë.