Një burrë rreth 50 vjeç është gjetur i pajetë në breg të lumit Shkumbin, në fshatin Shushicë, Elbasan.

Referuar informacionit paraprak të policisë bëhet e ditur se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.