Peshkatari që humbi kontaktet me familjen pasi doli për peshkim me varkë në liqenin e Pogradecit, është gjetur i gjallë nga autoritetet maqedonase.

58-vjeçari D.M., banues në fshatin Memëlisht-Pogradec, doli për të peshkuar në liqen dhe nuk u kthye në banesë.

Familjarët kishin humbur kontaktet me peshkatarin D.M, i cili kishte dalë prej orëve të para të mëngjesit. Ata kanë denoncuar rastin në polici, ndërsa mjetet e policisë kufitare u vunë në kërkim të tij.

Por pas disa orë kërkimesh dhe kontaktesh me palën maqedonase, u mësua se dallgët e kishin nxjerrë në krahun tjetër të liqenit të Ohrit. Ai u nxor shëndoshë e mirë në breg nga pala maqedonase.