Eshtë gjetur mbrëmjen e së enjtes 44-vjeçari që kishte humbur në Durrës një ditë më parë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se tashmë shtetasi H.F., 44 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, ndodhet pranë familjes së tij.

44-vjeçari rezultonte i humbur që nga dita e mërkurë.