Gjendet trupi i 36-vjeçarit shqiptar që u zhduk në Greqi 17 muaj më parë

25/09/2020 - 20:23

Trupi i shqiptarit 36-vjeçar, Laert Beqajt, i cili rezultonte i zhdukur prej 17 muajsh është gjetur tre ditë më parë në një zonë shkëmbore Andro dhe u identifikua në një laborator.

Laert Beqaj u pa për herë të fundit natën e 8 prillit 2019, kur ai shkoi në një servis për të riparuar motorin e tij, me mekanikun, që ishte edhe shok i tij. Por servisin e kishin gjetur të mbyllur dhe më pas ishin larguar duke ecur bashkë dhe më pas u ndanë.

Skenarët për zhdukjen e tij në mesnatën e 8 prillit 2019 ishin të shumtë, por ende nuk janë konfirmuar.

Sipas hetimeve, një ditë para hapjes së lajmit për zhdukjen e tij, një burrë, i cili ishte në bordin e një anijeje rrugës nga Rafina për në Mykonos, ra në det.

Por sikurse përmendet në raport deri më sot, askush nuk i kishte kërkuar gjurmët e personit që u hodh në det, pasi ky njeri ishte me identitet të panjohur.

Kamera e sigurisë së anijes e kishin regjistruar njeriun që ra në det dhe pas vëzhgimit të tyre dhe pasi u panë rrobat e tij dhe nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte Laerti./

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në zonën e Xibrakës.

Një mjek ka humbur jetën në një aksident të ndodhur këtë të premte në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Policia e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ndëshkuar me masa administrative 844 qytetarë që janë konstatuar pa maska mbro

Një person është gjetur i pajetë në një objekt të braktisur në kryeqytet.

U kap duke qarkulluar me armë zjarri në qytet, vihet në pranga një 31-vjeçar në Korçë.

Një makinë tip "Audi" është djegur në orët e para të mëngjesit në Elbasan.

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Vaqarrit.

Dënohet me 22 vite burg italiani Francesco D’Agostino, 45 vjeç, i cili masakroi me thikë dhe sende të tjera 21-vjeçarin Serxho Markun, ng

Shkon në tre numri i të arrestuarve në sajë të operacionit antidrogë “Thethi”. Kapet dhe ndalohet një nga shtetasit e shpallur në kërkim.