Gjendet trupi i pajetë i një 74-vjeçari në lagjen Çlirim të Beratit.

Trupi pa shenja jete ndodhej në katin e dytë të një pallati, që dikur ka qenë konvikti i vajzave.

Pas viteve ’90-të, aty janë strehuar familjet e pastreha dhe të vetmuarit. Zjarfikësit hynë nga dritarja e katit të dytë.

Mësohet se identiteti i viktimës është shtetasi me inicialet P.S. I moshuari mendohet se ka ndërruar jetë prej kohësh, ndërsa shkaqet ende nuk dihen.