Gjendet një trup i pajetë i një personi në fshatin Gajush, Lezhë.

Policia njoftoi se trupi i pajetë i përket shtetasit N.D., 69 vjeç, banues në Gajush.

Lezhë/Informacion paraprak

Sot,rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush,Lezhë është gjetur i vdekur shtetasi N.D., 69 vjeç, banues në Gajush.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet që të jetë vetëhelmuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.