Është gjendur i pajetë trupi i një i riu në një ndërtesë të braktisur në Kombinat, Tiranë.

Policia raporton se i riu ka ndërruar jetë për shkak të mbidozës së drogës që kishte konsumuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 19.11.2017, në rrugën “Llambi Bonata”, në një ndërtesë të braktisur është gjetur i vdekur shtetasi A.T, 32 vjeç, banues në Kombinat Tiranë, përdorues i lëndës narkotike të llojit heroinë prej shume vitesh.

Grupi hetimor pranë kufomës gjeti e sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 shiringa me age të freskëta. Nga veprimet rezultoi se vdekja dyshohet se është shkaktuar nga overdoza. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprim.