Gjendet trupi i peshkatarit të mbytur 10 ditë më parë në lumin Drin. Trupi i Agim Zeqjes 54 vjeç është nxjerrë nga polumbarët rreth 300 metra larg vendit ku u mbyt.

Zeqja u mbyt në datë 30 janar, ndërsa deri më sot trupi nuk ishte gjetur pavarësisht kërkimeve. 

Ai dyshohet se pësoi atak kardiak gjatë momentit që ishte duke zënë peshk.