Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Sipas mediave vendase, pranë trupit të pajetë u gjet një pasaportë e një shtetasi shqiptar, që besohet se i përket viktimës. Policia greke thotë se shqiptari është raportuar i zhdukur që prej prillit 2019, por emri nuk bëhet me dije.

Trupi i pajetë u gjet i groposur. Kanë qenë qytetarët ata të cilët njoftuan policinë.