Gjendet austriakja e humbur në Llogara, pas 9 orë kërkimesh. Ajo është gjetur shëndoshë e mirë thotë Policia në një njoftim për shtyp.

Policia e Vlorës njoftoi se pas njoftimit të marrë se në pyllin e Llogorasë ka humbur shtetësja austriake, A.W, 45 vjeçe, u ngritën grupe të posaçme forcash policore për gjetjen e saj.

Policia së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura dhe banorët e zonës, pas 9 orë kontrolli në një terren të vështirë dhe një mot jo të mirë në pyllin e Llogarasë, bënë të mundur gjetjen e shtetases austriake shëndoshë e mirë. 

45-vjeçares A.W., i është bërë kontroll mjekësor dhe aktualisht është në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Policia e Vlorës falënderon të gjithë banorët të cilët bashkëpunuan dhe kontribuuan me ndihmesën e tyre.