Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 5 të arrestuarit si pjesë e një grupi të grabitjes së banesave në Sauk dhe Liqeni i Thatë në Tiranë.

Në burg janë lënë Dorjan Lamani (Qirjazi), Klodian Çypi, Halil Topalli, Redian Begaj dhe Dajvid Dosti.

Ata u kapën në flagrancë teksa sapo kishin grabitur një banseë tek kompleksi i vilave pas qendrës tregtare “TEG”, ku morën një shumë të konsiderueshme në euro, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.

Grupi dyshohet se kontrollohej nga Hektor Qirjazi, i dënuar me burgim të përjetshëm në Greqi, i cili u çonte anëtarëve me ”Google maps” vilat të cilat duhet të vidhnin.