Gjykata e Shkodrës ka liruar shefin e policisë së zonës Gruemirë në Malësinë e Madhe, Berhan Bajrakurti, i cili u shfaq në një video intime para 2 javësh me pretendimet se ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare përmes telefonit.

Gjykata rivlerësoi masën për policin dhe vendosi masën "detyrim paraqitje". Polici Bajrakurti ka mohuar akuzat e nënës së 15-vjeçares, e cila bëri publike videon dërguar së bijës, ku polici shfaqej duke kryer veprime të turpshme.