Gjyshja vritet nga grabitës, shqiptari tregon gjithçka në polici

20/05/2019 - 17:10

Një rast i rëndë kriminal ndodhi në Greqi, ku një gjyshe 89 vjeçe u vra nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesën e saj për ta grabitur. Pesë persona janë vënë nën hetim për vrasjen e bujshme të gjyshes Ziros. Kjo e fundit ka ndërruar jetë në spital, pas goditjeve fatale që ka marrë prej hajdutëve që shkuan në shtëpinë e saj.

Gjyshja ndërroi jetë fatkeqësisht nga dhuna barbare e grabitësve, ndërsa policia greke ka më tepër material në dorë tashmë, për shkak të ndihmës që ka dhuruar një shqiptar 34 vjeç, me banim në Heraklion.

Shqiptari ka deklaruar në polici se kush dyshon se janë grabitës, pasi ata i kishin bërë ftesë që edhe ai të merrte pjesë në skenën makabre, raportojnë mediat greke.

Pak përpara se shqiptari të fliste, autoritetet greke dyshonin në tre persona, por nuk kishin informacion të detajuar. 34-vjeçari shqiptar ka dorëzuar biseda të regjistruara dhe telefonata me grabitësit, që ndër të tjera i kishin bërë ftesë që të ishte edhe ai pjesë e vjedhjes. Pesë grabitës të dyshuar e vranë gjyshen 89-vjeçare, pasi e goditën keq në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Ata synonin që t’i merrnin asaj paratë. /BW

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 46-vjeçare nga fshati Arrës në Urë Vajgurore, ka tentuar t’i japë fund jetës duke pirë helm.

Policia e Tiranës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke qarkulluar me armë zjarri pa leje dhe me makinë të vjedhur, produkt i

Një shpërndarës droge në plazhin e Drimadhës, që kishte gjetur treg pushuesit, u arrestua nga Policia e Vlorës.

Policia e Durrësit ka identifikuar viktimën e radhës që humbi jetën sot në plazhin e Durrësit.

Një i ri nga Kruja ka humbur në plazhin e Shëngjinit para pak orësh.

Dy shqiptarë janë arrestuar në Tenneville, nën akuzën e trafikut të drogës.

Një bandë që shpërndante kokainë në ishullin e VIP-ave në Greqi, Mykonos, është shkatërruar nga policia.

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Shkodër Velipojë, pranë fshatit Bërdicë.

Moderatorja e "Dite e Re" në "Ora News" është aksidentuar dje (e shtunë, 22 qershor 2019) rreth orës 12 të mesditës, në autostradën Tiran

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Greqi, me pasojë vdekjen e një 40-vjeçari shqiptar.