Një person është arrestuar nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier pasi ka dhunuar juristin e Hipotekës në këtë qytet. Në pranga ka përfunduar shtetasi Astrit Shanaj, 57 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në institucionin e Z.V.R.P.P Fier, ka kërkuar shërbim për të cilin nuk kishte bërë aplikim më parë dhe pas konfliktit me fjalë ka goditur me grushta brenda institucionit, juristin, shtetasin D.H, 30 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.