Godet me thikë 3 shtetas, në kërkim autori, në pranga përkrahësi i autorit të krimit

Postuar: 16/04/2018 - 10:56

Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi goditi me thikë tre shtetas, ndërsa ka arrestuar në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.

Sipas burimeve policore, në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen "Karbunarë" në qytetin e Lushnjes, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç., 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh., është ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi R. P., i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për t'u fshehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-R. P., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit R. P., si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit R.P., për veprat penale “Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit" parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin "Fusha e Rërës", ndërsa në pranga ka rënë një 46-vjeçar i dënuar më parë për "Vrasje me dash

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00 në fshatin Dukaj, Tepelenë, është dëmtuar rëndë një person pasi i kanë rënë gurët që kishte ngakruar

Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror.

Pesë shqiptarë janë përleshur me njëri-tjetrin jashtë një lokali në Chieti të Italisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, grupi hetimor në policinë e Elbasanit ka zbardhur zbardhja një sërë vjed

Një person i ka vënë zjarrin derës së jashtme të Bashkisë së Librazhdit.

Pas sulmeve tronditëse ndaj disa grave në Gjenevë, policia zvicerane arrestoi disa të dyshuar.

Një 68-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugën poshtë një pallati në lagjen “28 Nëntori” në qytetin e Vlorës, sot në mëngjes në orën 5:37.

   Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër ku një 47-vjeçar është plagosur rëndë.

   Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rret