Goditën punonjësit e Policisë Bashkiake, prangosen 2 vëllezërit

20/02/2020 - 17:02

Policia ka arrestuar dy vëllezër në Lezhë pasi kanë goditur për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", e kryer në bashkëpunim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria s

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, u arrestua në datën 24 mars, nga policia e Tiranës, për shkak të përndjekjes ndaj ish-gruas.

  • Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes DVP Durrës dhe Interpol Tirana vë në pranga një të kërkuar, i dënuar në Itali pë

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, p

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ish-futbollistin e Kombëtares shqiptare, Klodian Duro.

Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysmë u diagnostikua me Covid 19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë në ishull.

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Poloskë të Devollit.

Një shqiptar nga Tropoja, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar është dënuar nga një gjykatë angleze pasi u kap me

Gjashtë dyqane, të ndodhura në zonën historike të Vlorës, janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme.