Dy shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane, pasi dyshohet se janë drejtuesit e një bande të trafikut të kokainës.

Sipas asaj që raportojnë mediet italiane, në pranga ka rënë shqiptari Nik Dauti 38-vjeçar, i njohur si “Besnik”, si dhe Artur Mahmutaj, 37-vjeçar.

Arrestimi i tyre është bërë gjatë një operacioni në Itali i cili përfundoi me sekuestrimin e 75 kilogramëve kokainë në portin e Gjenovës, nga ku më pas do të shpërndahej më tej nëpër Itali.

Shkatërrimi i bandës që trafikonte kokainë ka ardhur pas arrestimit të një italiani 45-vjeçar i identifikuar nga mediat si Massimo Roça, i cili tashmë është në burg dhe konsiderohet si personi përgjegjës për trafikimin e drogës.

Përgjimet e realizuara nga autoritetet italiane kanë çuar në zbulimin dhe dokumentimin e të gjithë aktivitetit kriminal të bandës.