Goditet banda e prostitucionit në Itali; 22 shqiptarë në pranga, bllokohen 25 mijë €

Postuar: 14/09/2018 - 11:46

Policia italiane ka arrestuar 23 persona për shfrytëzim prostitucioni. Mes të arrestuarve 22 janë nga Shqipëria, ndërsa një grua është rumune. Operacioni u zhvillua në Como, Monza dhe Brianca ditën e enjte, dhe u bë publik mëngjesin e sotëm nga autoritetet italiane. Tre nga të dyshuarit akuzohen gjithashtu për armëmbajtje.

Gjatë kërkimeve u sekuestruan edhe 25 mijë euro. Ata akuzohen se kanë shfrytëzuar më shumë se 25 vajza kryesisht shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune, hungareze. Sipas medieve italiane, banda shqiptare u zbulua nga përgjimet telefonike. 

Vajzat kontrolloheshin përmes telefonatave të vazhdueshme dhe SMS-ve. Të arrestuarit i shoqëronin nga vendet e prostituimit deri në shtëpitë e klientëve. Vajzat detyroheshin që të prostituonin, ndërsa ndaj tyre ushtrohej edhe dhunë fizike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Juristi i Hipotekës dhe tre persona të tjerë janë arrestuar nga policia e qytetit të Shkodrës nën akuzën e korrupsionit pasiv.

   Karabinierët e Firences kanë mbyllur rrugën e një prej organizatave kryesore të trafikut të drogës nga Hollanda në rajonin e Toskana-s

   Policia e Bolonjes ka shkatërruar bandën e një grupi shqiptarësh të “specializuar” në vjedhjen e banesave, duke vënë në pranga 4 hajdu

   Dy episode dhune janë regjistruar në një familje në zonën e Sallmones, Shijak.

   Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës shtetasi Olsi Lelo, 38 vjeç, i plagosur dje në zonën e Unazës së Re.

Ishte shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, ndalohet nga forcat blu.

Për arsye që ende nuk bëhen me dije, një 60-vjeçar në Durrës i ka dhënë fund jetës një ditë më parë.

Në seancën gjyqësore ndaj Fadil Kasemit, sot dëshmoi drejtuesi i mjetit që e largoi nga vendnngjarja pasi ai kishte ezekutuar ish-gruan e

Policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Ndërmjetësi” ka vënë në pranga 3 persona për korrupsion aktiv.

Ka ndërruar jetë në spital 38-vjeçari që u plagos dje me thikë në zonën e Unazës së Re në Tiranë.