Policia Kufitare e Igumenicës ka sekuestruar një sasi prej 73.8 kg kanabis dhe 2.3 kg kanabis çokollatë që u trafikua nga kufiri shqiptar.

Në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare të Sarandës, e cila shkëmbeu informacion, u bë e mundur arrestimi i 24-vjeçarit shqiptar me iniciale A.M. lindur në Sarandë dhe banues në Selanik. Ai transportoi lëndën narkotike tip Jeep me targa greke IKH 4455.

U arrestua gjithashtu edhe pritësi i lëndës narkotike në Kipseli Athinë shtetasi shqiptar Xh. C, 35 vjeç lindur në Delvinë dhe banues provizor në Athinë.

Vijonë hetimet e përbashkëta për zbardhjen e plotë të këtij rasti të trafikut të lëndëve narkotike, si dhe po punohet nga të dyja palët për kapjen e personave që transportuan lëndën narkotike nëpërmjet kufirit jeshil.