Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës pasi në bashkëpunim me një tjetër person kanë goditur për shkak të detyrës arkitektin e Bashkisë Vlorë.

Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni i Hetimit të Krimit ka bërë arrestimin e shtetasit E.C., 47 vjeç, banues në Vlorë pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A.M., i shpallur në kërkim, në lagjen “15 Tetori” kanë goditur për shkak të detyrës shtetasin K.M., me funksion arkitekt pranë Bashkisë Vlorë.

Ndërkaq është vënë në pranga dhe 60-vjeçari Kujtim Brahushaj, i dënuar me 5 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat për “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprime të mëtejshme.