Goditi me makinë policin rrugor, pranga 33-vjeçarit nga Tirana

21/02/2020 - 14:39

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi goditi një punonjës të Policisë Rrugore.

Në pranga u vu shtetasi, A. LL., 33 vjeç, pasi, gjatë patrullimit në Unazën e Re, patrulla e Policisë së qarkullimit rrugor i ka bërë shenjë ndalimi drejtuesit të mjetit sepse qarkullonte pa rrip sigurimi.

"Gjatë komunikimit të masës administrative të dhënë nga ana e tyre për shkeljen e kryer, shtetasi A. LL. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë dhe më pas në tentativë për t’u larguar, ka goditur me mjet punonjësin e Policisë, duke i shkaktuar dëmtime në këmbë, jashtë rrezikut për jetën", sqaron policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që drejtonte shtetasi A. LL.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.

Në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus janë publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të një personazhi të njohur të përfsh

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka vendosur qe të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arr