Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 56-vjeçar pasi ka goditur një efektive të policisë.

Mësohet se 56-vjeçari Veprim Matraku, endacak ka qëlluar me shkop për shkak të detyrës policen me iniciale S.K..

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.M., 56 vjeç, sepse në ‘Rrugën e Elbasanit’, për shkak të detyrës, ka goditur me sende të forta punonjësen e policisë rrugore”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.