Policia e Bulqizës arrestoi një 41-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

“Shtetasi L. Xh., 41 vjeç, banues në Gjoricë, Bulqizë, në banesën e tij është konfliktuar me nënën duke e dhunuar e goditur në trup me një send të fortë (dru), e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, shpjegon policia.

Gjatë kontrollit fizik në momentin e shoqërimit policia i ka gjetur në trup edhe dy thika.

Materialet procedurale i jane referuar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.