Policia Kufitare e Durrwsit, nw datw 14 korrik, rreth orës 20:00, është njoftuar se në afërsi të derdhjes së Lumit “Drin”, nga ana veriore konstatohet një gomone në breg të detit. Menjëherë janë nisur specialistët e shërbimeve nga deti dhe nga toka, të cilët kanë konstatuar një mjet lundrues tip gomone.

“Gomonia është transportuar në S.P.K.M Shëngjin ku gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i dyshimtë. Po punohet për identifikimin e pronarit të gomones.Mjeti u sekuestrua dhe materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në zbatim të ligjit Nr.8663 dt.18.09.2000 “Për rregjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve notuese me motor” neni 13 pika 4 dhe neni 29 pika 1, për vlerësim si ngjarje pa autor” njofton Policia Kufitare e Durrësit.