Grabitën 105 shtëpi në Francë e Gjermani, si nisën hetimet për 40 shqiptarët

Postuar: 11/07/2018 - 16:43

60 shtëpi të grabitura në Gjermani dhe 45 në Francë. Ky është bilanci që bëjnë autoritetet për grupin e grabitësve të drejtuar nga disa shqiptarë, të cilët e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në 1 vit e gjysmë në këto dy vende. Krahas parave kesh janë vjedhur edhe bizhuteri e ora, vlera e të cilave në total i kalon gjysmë milioni euro.

Operacioni i autoriteteve gjermane, franceze, shqiptare dhe Europolit u finalizua të martën, duke vënë në pranga së fundmi 4 persona, njëri prej të cilëve në banesën e tij në Kukës.

Gazeta gjermane “Badische Zeitung” shkruan se përmes hetimeve financiare janë zbuluar transfertat në para, si dhe personat e tjerë të përfshirë në grupin prej më shumë se 40 vetësh. Në fillim të korrikut u realizuan një seri kontrollesh nëpër shtëpi dhe restorante në Shqipëri, ku janë sekuestruar sende të vjedhura, si dhe prova të tjera.

Gjithçka nisi në fillim të fitit 2017, pas ngritjes së shqetësimit të policisë gjermane të Ofenburgut se në këtë zonë ishin shtuar vjedhjet nëpër shtëpi. Në atë kohë u arrestua 1 shqiptar ndërsa pati dyshime edhe për 2 të tjerë. Paralelisht edhe autoritetet franceze po hetonin një grup grabitësish që kishin shtrirë aktivitetin në të dy vendet.

Në janar 2018 u arrestuan edhe 3 shqiptarë të tjerë në Gjermani dhe një në Paris. Nga ky moment hetimet u shtrinë edhe në Shqipëri, ku transferoheshin mallrat dhe paratë e grabitura.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një sërë forcash të policisë së shtetit kanë nisur një aksion blic në Tiranë dhe në rrethet përqark kryeqytetit.

   Një punonjës policie dhe një shtetas turk u ndaluan mbrëmjen e sotme (21 shtator) në Tiranë.

   Safet Bajri (Rustemi), i njohur ndryshe si “i forti” i Shkodrës është arrestuar pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.

   Ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë sot, për t’i dhënë ndihmë 33-vjeçarit shqiptar Ervis Gjyshi, i arrestuar disa ditë më parë, si pjes

   Një aksident i rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës pasditen e së premtes.

   Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, është përfshirë sot në një aksident rrugës për në Shkodër.

   Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Vlorës, si autorë të grabitjes së parave të një kambisti. Të arrestuarit janë M.Gj.

Një 34-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi u kap teksa lëvizte i armatosur.

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar teksa u takua me një person tjetër për të shkëmbyer mes tyre doza të vogla me kokainë.

Policia greke dyshon se vrasja e 33-vjeçares dy netë më parë në Athinë, mund të jetë kryer nga vrasës me pagesë.