Zbardhen emrat e të arrestuarve për grabitjen e postës së Krujës.

Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit Mark Caka, Bujar Tafa, Andi Paturri (Çerishti) dhe Besnik Parruca (roja).

Para tre ditësh është vjedhur me thyerje kasaforta e postës së Krujës, ku autorët kanë marrë një sasi lekësh prej 110 milionë lekësh dhe më pas janë larguar.

Një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga specialistë për hetimin e vjedhjeve me dhunë dhe krimeve kundër pasurisë, po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Krujë për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.