Një argjendari në qytetin e Lushnjes është vjedhur gjatë orëve të natës. Autorët ende të paidentifikuar, kishin hyrë me dhunë brenda biznesit duke thyer xhamat dhe qepat, dhe kishin vjedhur bizhuteritë prej ari që gjendeshin në vitrinën e argjendarisë.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat po mbledhin provat. Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, mendohet të kenë qenë rreth 4 persona.

Dëmi i shkaktuar në biznes është llogaritur disa miliona lekë.