Grabitet dyqani i një pike celularësh në qendër të Gjirokastrës, ku disa persona kanë hapur kasafortën e parave.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit dhe më pas grabitësit janë larguar menjëherë me makinë. Ndërkohë gjithçka është kryer kur patrulla e policisë ka qenë afro 100 metra larg.

Grabitësit kanë përdorur doreza, për të mos lënë gjurmë gishtash. Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë të dyqanit, ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e dhe kapjen e autorëve.

Nuk dihet ende shuma e parave të marra.