Një firmë reklamash është grabitur gjatë natës në Kodër-Kashar.

Grabitësit dyshohet të kenë marrë rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Vjedhja është konstatuar nga punonjësit e firmës të cilët kanë lajmëruar policinë më pas.

Policia ka sekuestruar kamerat e biznesit dhe të bizneseve në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës por ende nuk ka detaje të tjera nga policia.