Tre persona ende të paidentifikuar kanë thyer xhamat e një supermarketi në Tiranë dhe kanë marrë kasafortën.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm te kryqëzimi i rrugës “Medar Shtylla” në zonën e ‘Myslym Shyrit’.

Policia njofton se tre autorët kanë marrë edhe sende të tjera përveç kasafortës dhe janë larguar me një mjet.

Ndërkohë vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.