Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të Megatekut.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i Megatek, raporton "BW". Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg “Megatekut”.