Një grabitje ka ndodhur sot në mesditë në Durrës. Sipas raportimeve të para, mësohet se është grabitur me forcë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte rreth orës 10.30, kur korrieri i Prokurorisë po çonte postën, ndërsa nuk ka ende një konfirmim nga ana e policisë.

Në vijim priten të zbardhen detaje të tjera nga ngjarja.