Në orët e para të mëngjesit të së premtes persona ende të paidentifikuar dyshohet se nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një banesë në lagjen nr. 1 në Librazhd.

Sipas informacionit paraprak të policisë, grabitësit kanë hyrë në banesën e shtetasit me iniciale K.A dhe kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Nga grabitja nuk ka perona të lënduar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.