Një banesë është grabitur në Tapizë të Krujës. Policia e Durrësit informon se më datë 09.06.2019, rreth orës 23:00, në  banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë marrë bizhuteri dhe një sasi lekësh.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.