Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e një dite më parë në Bilisht. Tre persona ende të paidentifikuar kanë arritur t’i marrin me dhunë punonjësit të një karburanti një sasi parash.

Pasi e kanë kërcënuar, tre personat në fjalë i kanë marrë rreth 16 mijë lekë dhe 160 euro punonjësit të karburantit. Ndërkohë mësohet se autorët kanë qenë të pa armatosur në momentin që kanë kryer grabitjen.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërkohë që do të shihet edhe zona përreth për të shqyrtuar kamerat e sigurisë.