Mesditën e sotme një biznesmen ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë në Korçë se i kanë grabitur banesën. Biznesmeni N. Koço në denoncimin para grupit hetimor ka deklaruar se nuk ka gjetur bizhuteritë në banesë.

Ai është shprehur se në mëngjes ka dalë nga banesa dhe kur është kthyer, ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe nga kontrolli ka rezultuar se mungojnë bizhu dhe sende të tjera me vlerë.

Dyshimet e grupit hetimor janë se grabitja ka qenë e mirëplanifikuar nga keqbërësit.

Pas denoncimit policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.