Policia ka vënë në pranga një 23-vjeçar i cili dyshohet se është autori i vjedhjes së disa bizhuterive në një dyqan në rrugën e Durrësit.

Në pranga ra Ardian Voca, 23 vjeç, banues në Kasalle Kamëz-Tiranë.

Policia bëri me dije se, me datë 09.01.2018,  dyshohet se ka vjedhur me dhunë dyqanin në rrugën e Durrësit nën administrim të shtetases K. B., 19-vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në godinën një katëshe e ndodhur në fshatin Kasalle,  nën administrim të shtetasit të lartëpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura dhe konkretisht 20 unaza, 15 varëse, 11 byzylykë, 4 ora dore, 3 mbajtëse unazazh, 7 mbajtëse orash si dhe një aparat celular.

Materialet iu referuan  Prokruorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale, për veprën penale "Vjedhja me dhunë",  parashikuar nga neni  139, i Kodit Penal.