Policia ka arrestuar një 44-vjeçar i cili akuzohet se është autor i grabitjes së një shume parash dhe dokumentesh të 2 turistëve nga Polonia.

Sipas policisë, pas rreth 1 ore është identifikuar autori, shtetasi Bujar Hyseni, 44 vjeç, banues në Memaliaj, si dhe u ndalua rreth një kilometër e gjysmë larg vendngjarjes, së bashku me lekët dhe dokumentet e vjedhura.

Ai ka vjedhur nga çanta, të cilën turistët e kishin lënë mbi motor, jashtë lokalit ku po drekonin, portofolin me lekë, pasaportën dhe disa dokumente të turistëve polakë T.C, 46 vjeç dhe A.C, 47 vjeçe, bashkëshortë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për “Vjedhje”.