Prokuroria për Krime të Rënda ka përcjellë për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për të gjykuar çështjen penale me numër nr. 63/1 e viti 2017 kundër 8 personave, të cilët akuzohen për veprën penale të “vjedhjes së bankave të nivelit të dytë”, ku disa prej tyre rezultojnë se kanë kryer grabitje në mënyrë të përsëristur.

Në përfundim të gjykimit, në seancën e djeshme gjyqësore, Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka deklaruar fajtor Dash Kupën për të gjitha akuzat e ngritura nga organi i akuzës duke e dënuar përfundimisht me 27 vjet burgim, Ernest Kupën me 26 vjet burgim, Neim Avdylaj me 26 vjet burgim, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja (bashkëpunëtorë të drejtësisë) me 8 vjet e gjashtë muaj, Fatjon Xhyliu me 21 vjet burgim, Dritan Sinani me 20 vjet burgim dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burgim.

Ky grup është shpallur fajtor për  grabitjen e bilndave me miliona euro. Të gjithë të dënuarit akuzohen për tre episode që kanë të bëjnë me  grabitjen e një banke të nivelit të dytë te stacioni i Trenit dhe dy të tjerat në rrugën e Rinasit katër vite më parë. Krahas akteve të vjedhjeve, ndaj tyre rëndojnë edhe akuza të tjera për armëmbajtje dhe posedim të mjeteve luftarake.

Azkuzat ndaj tyre:

“Admir Nikaj (Murataj) – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”,(dt 03.12.2015; 13.02.2015 dhe 09.02.2017) të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1,28/4, 333/a/1, 2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

2.Dash Kupa, 3. Ernest Kupa, 4. Neim Avdulaj, 5. Ditjon Memlika, 6. Admir Çerpja, – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, më shumë se njëherë (per episodet e datave 03.12.2015, 09.02.2017) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e Grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/2, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

7.Fatjon Xhyliu – I akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një epissod ( atë të datës 03.12.2015) “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal;

8.Dritan Sinani, 9. Aleksandër Murataj – Të akuzuar për veprat penale “Vjedhja e bankave”, në një episod atë të datës 09.02.2017 “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”, të parashikuar nga nënët 136/1, 278/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal dhe me viktimë subjektet”, thuhet në njoftim.