Policia greke në Athinë ka goditur një organizatë kriminale që falsifikonte dokumente udhëtimi.

"Gjatë operacionit, i cili zgjati disa ditë u arrestuan tre persona, shtetas jo greke, por nuk dihet identiteti i tyre , ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë helene.

Ky aktivitet i paligjshëm kryhej në dy banesat e të arrestuarve, ndërsa përfitimet arrinin deri në qindra mijëra euro.

Çmimi varionte nga lloji, vendi i origjinës së dokumentit dhe sasia e secilës porosi.

Për pasaportat çmimet varionin nga 800 euro deri në 1200 euro, për letërnjoftimet nga 300 euro deri në 500 euro dhe për patentat nga 150 euro deri në 300 euro.

Organizata që merrej me këtë aktivitet të paligjshëm furnizonte personat e interesuar me disa lloje dokumentesh, si pasaporta, karta identiteti, diploma, karta bankara madje edhe kartela shëndetësore. E gjithë kjo bëhej që përdoruesit të rrisnin shanset për të mashtruar autoritetet kompetente.

Nga fotot e publikuara nga policia greke mes shumë pasaportave dhe kartave të identitetit ka edhe me kombësi shqiptare.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Athinës, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve.

Pas hetimeve të kryera në tri shtëpi dhe një automjet, u gjetën dhe u konfiskuan:

-204 – pasaporta

-123- karta identiteti

-5- patenta

-59- lejet e qëndrimi për azil

-49- viza konsullore

-35- diapozitivësh të dokumenteve të ndryshme të udhëtimit

-2.000- certifikata regjistrimi të automjeteve

-62- vula

-2- laptopë

-3 telefona celularë

-1.365 euro dhe -36- dollarë amerikanë. /Ora News