Të burgosurit shqiptarë dhe ata pakistanezë janë përfshirë në një konflikt në burgun e Chania-s në Kretë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave greke, të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit, ndërsa njëri prej tyre ishte në gjendje më të rëndë, pasi kishte plagë në gjoks dhe këmbë. Dy të plagosurit e tjerë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë greke, konflikti ka ndodhur në kohën kur të dënuarit do të hanin ushqim.

Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur sherri, ndërsa nuk bëhen të ditur as identitetet e të plagosurve.