Një e moshuar është gjetur e pajetë paraditen e sotëm në qytetin e Korçës.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:45, në lagjen nr 1 të qytetit, pranë vendit të quajtur "Belvedere", ku u gjet e pajetë shtetasja M.L, 65 vjeçe, banuese në Korçë.

Viktima dyshohet se është vetëvarur në një pemë. Grupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e mëtejshme të rrethanave të ngjarjes.