Një ngjarje e rëndë është regjistruar nga policia në zonën e Dropullit, ku një burrë i moshës 60-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur.

Trupin e pajetë të shtetasit me inicialet Dh.P, e ka gjetur e shoqja, e cila sapo ka hyrë në shtëpi ka parë burrin të vdekur.

Policia njofton se nga këqyrja e trupit të pajetë nuk rezulton të ketë shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë, çka nënkupton se kemi të bëjmë me një rast të vetëflijimit.

Njoftimi i policise:

Në fshatin Llovinë, njësia administrative Dropull i Sipërm, Bashkia Dropull, në banesën e tij, është gjetur i vetëvarur nga bashkëshortja e tij, shtetasi Dh.P., rreth 60 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera të shkaktuara nga ndonje faktor tjetër.

Në vendngjarje kashkuar grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.