Një 28 vjeçar ka bërë kallëzim në polici, duke deklaruar se bashkëshortja e tij pak ditë më parë është larguar nga shtëpia.

Burimet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, thanë se dje, më datë 28.12.2017, shtetasi E.J 28 vjeç banues në rrugën “Njazi Meka”, ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja A.GJ, 18 vjeçe, banuese në Tiranë.

Pas verifikimeve të para, policia zbuloi se 18-vjeçarja është larguar nga Shqipëria.

Blutë thanë se në sistemin TIMS rezulton se e reja ka kaluar në PKK Kapshticë, me autobus.

Po punohet për shoqërimin e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.