Një grua 42-vjeçare e shoqëruar nga dy vajza 19 dhe 17 vjeçe, ka përplasur me “Benz” një kalimtar dje në afërsi të ish- Ekspozitës.

Kalimtari 38 vjeç është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë që gruaja që shkaktoi aksidentin bashkë dy shoqërueset e saj është zhdukur nga vendi i ngjarjes me ndihmën e një miku të saj. Policia ka arrestuar këtë fundit, i identifikuar si shtetasi Ksandros Kiço. Gruaja dhe dy vajzat janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i i Policisë së Tiranës:

 Më datë 18.06.2017, u arrestua shtetasi Ksandros Kiço, 27 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset K. I., 19 vjeçe, K. I., 42 vjeçe dhe V. V., 17 vjeçe, banuese në Tiranë

Rreth orës 11:00, në afërsi të ish-Ekspozitës, shtetësia K. I. duke drejtuar automjetin tip Mercedes Benz, ka aksidentuar këmbësorin O. L., 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në SQU në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shtetasi Ksandros Kiço e ka ndihmuar drejtuesen e automjetit të largohet nga vendngjarja, ndërsa shtetaset e tjera, nuk kanë kallëzuar ngjarjen.

Punohet për kapjen e shtetases K. I. dhe pasagjereve në automjet.

Parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 në ngarkim të shtetasit Ksandro Kiço, për Nenet  291, 290 dhe 273 në ngarkim të shtetases K. I., si dhe për Nenin 300 në ngarkim të shtetaseve K. I. Dhe V. V.