Një 48-vjeçare është paraqitur për ndihmë mjekësore pranë spitalit të Durrësit pasi ka pirë një sasi ilaçesh.

Nga burimet zyrtare bëhet e ditur se, bluzat e bardha të spitalit rajonal e kanë nisur shtetasen me iniciale L.N., banuese në Durrës, drejt Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ku mësohet se aktualisht 48-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.