"Gruaja po bërtiste, ma vranë ma vranë…"/ Banorët për ekzekutimin e 50-vjeçarit: Ishte njeri i mirë

26/10/2020 - 08:56

Një vrasje ka tronditur qytetin e Fierit mëngjesin e sotëm, ku viktimë ka mbetur një 50-vjeçar me inicialet A. T., banues në lagjen “Sheq i Madh”, Fier.

Sipas policisë, një person ende i paidentifikuar ka hapur zjarr ndaj 50-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë sipas banorëve, viktima ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar të shtënat, ndërsa më parë ka qenë bashkëshortja e viktimës që ka bërtitur.

“Po ulërinte e shoqja. Erdhi me vrap nga atje, si duke është ruajtur nga autori dhe kur e pa që ra përtokë erdhi e shoqja duke bërtitur, ma vranë ma vranë. Pastaj hapa portën dhe dola të shoh”, ka thënë një banore.

“Ahmeti ishte njeri i mirë. Nuk e di se ku punonte. E shoqja punonte tek furra e bukës”, ka shtuar një banore tjetër.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 65-vjeçar është proceduar dhe gjobitur nga Policia, pasi është kapur në pikën kufitare të Kakavijës, me test pozitiv për COVID.

Zbardhet dëshmia e autorit të dyshuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Bulqizë, ku mbeti i vdekur i 22-vjeçari Elidon Basha.

Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Policia Kufitare e Kakavijës njofton se ka intensifikuar punën për kontrollin e imtësishëm të dokumentacionit për të udhëtuar, intervisit

Policia ka arrestuar dhe një tjetër person, i cili akuzohet se ka lidhje me heroinën e sekuestruar mesditën e djeshme në qytetin e Elbasa

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Storm”, duke arrestuar 3 persona që trafikonin emigrantë nga Lindja e Mesme kun

Dyshohet se e plagosi me armë gjahu aksidentalisht shokun e tij, i cili humbi jetën, shoqërohet në Polici 27-vjeçari.

Tre makina janë djegur gjatë natës në Vlorë, Elbasan dhe Krujë.