Një konflikt fizik mes dy burrave në Durrës është mbyllur me lëndimin e njërit prej tyre.

Policia bën të ditur se në sherr kanë mbetur të përfshirë një 44-vjeçar dhe një 37-vjeçar që është lënduar si pasojë e dhunës.

“Më datë 23.09.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për V. Z., vjeç 44, banues në Durrës, pasi ka goditur me grushte shtetasin F. H., vjeç 37, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal”, njofton policia.